Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist Auditues’’
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme EKB
Vendndodhja: QytetiTiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (16.04.2021 – 30.04.2021)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Ushtron aktivitetin e auditimit në përputhje me programin vjetor të auditimit të miratuar nga Këshilli Drejtues i EKB-së, në zbatim të ligjit nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”, të Manualit të Auditimit të Brendshëm/2016 dhe sipas akteve ligjore e nënligjore, që lidhen me veprimtarinë e EKB-së.
- Merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës në përputhje me programin vjetor të auditimit, (programe të kombinuara, të përputhshmërisë, performancës etj.), dhe përpilon praktikën dokumentare për objektin e audituar, sipas ligjit nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik” dhe Manualin e Auditimit të Brendshëm.
- Merr nga punonjësit e subjektit të audituar për rastet kur gjykohen të nevojshme shpjegime, deklarata dhe fotokopje të dokumenteve dhe materialeve të përcjella në formë elektronike që kanë lidhje me auditimin.
- I jep rekomandime subjektit të audituar për ndreqjen e parregullsive, propozon masa në rastet e dëmeve ekonomike dhe financiare për zhdëmtimin e tyre si dhe propozon zgjidhje për pakësimin e mundësisë së përsëritjes të këtyre rasteve.
- Ndjek rekomandimet që rezultojnë nga auditimi i kryer.
- Merr pjesë në mbledhje, në seminare dhe në trajnimin e vijueshëm profesional të audituesve të brendshëm të organizuara nga Drejtoria e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Financave, sipas nenit 20 të ligjit nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”.
- Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Sektorit të Auditimit angazhohet nga përgjegjësi i këtij sektori edhe me detyra të tjera specifike.
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Financier”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, ne profilin “Financier”.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimipërmban:
- Kërkesëpëraplikim.
- Curriculum Vitae, sipasformatit tip (shkarkoformularin
Ploteso Curriculum Vitae).
- Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
- Kartëidentiteti,
- Çertifikatëfamljare
- Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
- Raportmjeko-ligjor.
- Dëshmikualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).