Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist Ekonomist (Menaxhim Risku)’’
Drejtoria/Dega: Drejtoria Ekonomike
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (01.04.2019 – 15.04.2019)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Në bashkëpunim me strukturat e EKB-së, harton strategjinë e riskut dhe ndjek gjithë problematikat gjatë aktivitetit.
- Propozon masa dhe politika për sigurimin e provigjioneve, evidenton risqet e mundshme të kthimit të investimeve dhe propozon skenarët për adresimin e tyre.
- Studion dhe vlerëson çdo dosje të kredive, sipas kritereve të vendosura nga Drejtori i Përgjithshëm.
- Bën takime të drejpërdrejta me degët rajonale, për të kuptuar natyrën e vonesave nga ana e klientëve dhe pritshmëritë për kthimin e kredisë.
- Këshillon specialistët e degëve rajonale rreth mënyrave të zgjidhjes së situatës mbi vonesat e pagesave të kësteve nga klientët dhe nxitjen e kthimit të kredive.
- Ndjek menaxhimin e portofolit të riskut dhe arritjen e objektivave mujore e vjetore.
- Propozon rastet e kredive në vonesë që mund të riskedulohen apo ristrukturohen.
- Menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e debitorëve të identifikuar, sipas udhëzimit mbi debitorët.
- Përgatit informacione për Drejtorin e Përgjithshëm, mbi gjëndjen dhe likujdimin e debitorëve, si dhe propozon masa për përmirësimin e punës në të ardhmen.
- Ndjek dhe monitoron proçesin e rishikimit të të dhënave themelore për sistemin e klasifikimit të klientëve dhe saktësinë e kontratave të shitjes.
- Monitoron në bashkëpunim me punonjësit e financës të strukturave të EKB-së, mundësinë e zhvlerësimit të llogarive të arkëtueshme e të krijimit të provigjioneve për klientët e këqinj.
- Kryen identifikim dhe vlerësimin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave nga strukturat përkatëse të EKB-së.
- Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek proçedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
- Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë Ekonomike angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Ekonomik (Dega Financë)”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, në profilin përkatës.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim.
- Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
- Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar)
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
- Kartë identiteti,
- Çertifikatë famljare
- Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).