NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SPECIALIST EKONOMIST” NË DEGËN RAJONALE EKB DURRËS

10.09.2019

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist Ekonomist’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Dega Rajonale EKB Durrës

________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Durrës
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë (10.09.2019 – 25.09.2019)
________________________________________

Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

1. Rakordon me specialistin e financës lidhur me pagesat e kredive.
2. Përgatit dhe ndjek në vazhdimësi, në përputhje me programin ekonomik dhe financiar, evidencat periodike si më poshte :
– evidencën e shitjes së apartamenteve sipas burimeve të financimit,
– evidencën e kthimit të kredisë për klientët debitorë sipas fondeve të financimit
3. Ndjek Banesat e marra në dorëzim nga dega rajonale, i evidenton në databazën e përgjithshme dhe i rakordon me specialistin e evidencave dhe kredive, në drejtorinë Ekonomike.
4. Mban databazën për banesat e shitura në vite, sipas fondeve të financimit të degës rajonale. Rakordon në vazhdimësi me specialistin e evidencave dhe kredive, ne Drejtorinë Ekonomike, klientët e EKB-së dhe apartamentet e pa shitura sipas databazës.
5. Nxjerr të dhëna mbi treguesit e tregut të tilrë të banesave urbane në territorin që mbulon, për miratimin e çmimeve të tregut të lirë dhe koston mesatare të ndërtimit.
6. Ndjek kërkesat/ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të degës rajonale të EKB-së dhe korrespondencën shkresore.
7. Merr pjesë në bashkëpunim me specialistët e tjerë në hartimin e programit ekonomik dhe financiar të veprimtarisë së degës rajonale.
8. Përgjigjet për menaxhimin e portofolit të riskut dhe arritjen e objektivave mujore e vjetore.
9. Menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e debitorëve të identifikuar sipas udhëzimit mbi debitorët. Përgatit informacione për drejtorin e degës rajonale mbi gjëndjen dhe likuidimin e debitorëve, si dhe propozon masa për përmirësimin e punës në të ardhmen.
10. Përgatit dosjet që kanë plotësuar afatet e qëndrimit në degë sipas ligjit të arkivave dhe i përcjell me inventar në arkivin e Drejtorisë së Përgjithshme.
11. Mer pjesë në grupe të ndryshme pune që ngrihen nga Drejtori i Përgjithshëm.
12. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së degës angazhohet nga drejtori i kësaj dege me detyra të tjera specifike.
13. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkon Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

Edukimi
Arsim i lartë “Ekonomik”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, në profilin përkatës.

Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
6. Kartë identiteti,
7. Çertifikatë famljare
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

1234 Total Views 2 Views Today