Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: “SpecialistFinance”
Drejtoria/Dega: Dega Rajonale Elbasan
Vendndodhja: Qyteti Elbasan
Periudha e njoftimit: 15 ditë (18.05.2021– 02.06.2021)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Specialisti i financës përgjigjet për mbajtjen e kontabilitetit, sipas ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar, dhe Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit.
- Kontabilizon dhe mban përgjegjësi për veprimet e regjistruara në programin elektronik financiar në degën rajonale, në përputhje me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
- Sipas afateve të përcaktuara kryen përgatitjen e bilanceve financiare periodike dhe vjetore, sipas kërkesave të ligjit mbi kontabilitetin, për aktivitetin e vitit ushtrimor të degës rajonale.
- Regjistron, kontrollon dhe përgjigjet për azhornimin kontabël të veprimeve të bankës, arkës, të pagave, të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kujdesit shëndetësor, si dhe veprimeve të tjera.
- Përgatit dhe mban përgjegjësi për saktësinë e listë-pagesave për pagat e punonjësve të degës rajonale.
- Mban dhe përgatit evidencat me të dhënat analitike të llogarisë së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të kujdesit shëndetësor të degës rajonale, i rakordon dhe i dërgon elektronikisht në sistemin informatik të tatimeve dhe kryen pagesat përkatëse të detyrimeve ndaj organit tatimor.
- Organizon, kontrollon dhe ndjek llogaritë analitike të debitorëve, për arkëtimet e detyrimeve që kanë të tretët ndaj degës rajonale, si dhe të likuidimeve ndaj të tretëve për shërbimet e kryera prej tyre.
- Kryen kontabilizimin në programin elektronik financiar të kontratave të shitjes së apartamenteve, të njësive të shërbimit (dyqaneve), të njësive të banimit për objektet me VKM, likuidimin e kësteve të kredisë etj.
- Ndjek me specialistin e shitjes ditarin e shitjeve sipas kontratave të lidhura, duke rakorduar pagesat e kryera në bankë, sipas planit të pagesave të klientëve. Ky ditar duhet të jetë i analizuar në kartela të veçanta për çdo objekt ose banesë të shitur, ku kalkulohet kostoja për pjesën e arkëtuar dhe të ardhurat nga shitja.
- Ndjek së bashku me specialistin e statistikës dhe kredive kreditorët e parregullt dhe kontaktimin e tyre në bazë të manualit “Politikat dhe procedurat e menaxhimit të debitorëve”.
- Mban kartelat e shlyerjes së kredisë së personave që janë trajtuar me kredi (shitje me rezervë të pronës) nga të ardhurat e vetë EKB, kryen regjistrimin në programin elektronik financiar, si dhe kuadron me gjendjen kontabël në fund të çdo muaji.
- Organizon, kontrollon dhe përgjigjet për shërbimin statistikor në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, për mbajtjen e evidencave statistikore të EKB-së dhe brenda datës 10 (dhjetë) të muajit pasardhës raporton të gjithë treguesit që kërkohen dhe dërgon evidencat e miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme, si më poshtë:
- evidencën për realizimin e të ardhurave,
- evidencën për realizimin e shpenzimeve të veprimtarisë,
- evidencën mbi numrin e punonjësve dhe fondin e pagave,
- evidencën e shitjes së apartamenteve sipas burimeve të financimit,
- evidencën e kthimit të kredisë sipas fondeve të financimit,
- evidencën e kthimit të kredisë për klientët debitorë sipas fondeve të financimit,
- evidencën e realizimit të arkëtimeve nga shitja, mujore dhe progresive,
- evidencën e databazës së klientëve dhe debitorëve.
- evidencën e kontratave të reja të lidhura mujore dhe progresive.
- Përgjigjet për administrimin e pasurisë së degës rajonale dhe përgatit së bashku me drejtorin dhe specialistin e shitjes së degës rajonale analizën e treguesve ekonomikë dhe financiarë.
- Merr pjesë në grupe të ndryshëm pune që ngrihen nga Drejtori i Përgjithshëm.
Edukimi
Arsim i lartë Ekonomi, Financë.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barazvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit të lartë.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune 3 (tre) vite, ne profilet përkatëse.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim.
- Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin
Ploteso Curriculum Vitae).
- Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar)
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore
- Kartë identiteti,
- Çertifikatë familjare
- Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vëndi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.
Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).