NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “PUNONJËS SHËRBIMI-ROJE” NË AUTOPARKUN E EKB-së

NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SPECIALIST I MBIKQYRJES DHE KOLAUDIMIT TË PUNIMEVE NDËRTIMORE” TË DREJTORISË TEKNIKE NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË EKB-së


NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “PUNONJËS SHËRBIMI-ROJE” NË AUTOPARKUN E EKB-së


Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: “Punonjës Shërbimi-Roje në Autopark”


Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme (Zona e autoparkut)


Vendndodhja: Qyteti Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (25.09.2024 –10.10.2024)


Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Roje objekti.
  2. Përdorimi me përgjegjshmëri i kasës së fiskalizimit easyPos.
  3. Faturimi me saktësi për orët e qëndrimit në autopark (hyrje-dalje) për secilin automjet.

Edukimi

Arsim i mesëm.

Eksperienca në punë

Për këtë pozicion nuk është e domosdoshme eksperienca.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.

  2. Diplomë e arsimit të mesëm (fotokopje e noterizuar)
  3. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  4. Kartë identiteti,
  5. Çertifikatë famljare
  6. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  7. Raport mjeko-ligjor.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

399 Total Views 2 Views Today