Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: “Specialist përgjegjës për shërbimet online, promocionin dhe komunikimin”
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (12.03.2024 –26.03.2024)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
1) Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura nga institucionet qendrore e publike apo nga qytetarë të ndryshëm, të adresuara nga drejtori i drejtorisë lidhur me problematika të ndryshme.
2) Harton relacione, informacione, memo, urdhëra në lidhje me praktikat që ka në ndjekje apo për rastet specifike që i ngarkohen nga drejtori i drejtorisë.
3) Menaxhon dhe përditëson rubrikat e faqes zyrtare të EKB-së, me qëllim transparencën dhe informimin e qytetarëve, sipas materialeve të vëna në dispozicion nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Degët Rajonale pas miratimit paraprak të Drejtorit të Përgjithshëm, në bashkëpunim me specialistin e IT-së.
4) Përgatit materiale informuese mbi aktivitetet më të rëndësishme të zhvilluara nga institucioni, të cilat publikohen në faqen zyrtare të EKB-së.
5) Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
6) Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
7) Monitoron dhe harton një raport me bazë mujore mbi veprimtarinë periodike të institucionit, në faqën zyrtare të ëeb-it.
8) Bashkëpunon me Ministrinë e linjës në lidhje me zbatimin e drejtë të strategjisë së komunikimit.
9) Menaxhon të gjitha ngjarjet e brendshme dhe të jashtme të institucionit nga ana e komunikimit, hartimit dhe krijimit të materialeve si dhe kujdeset për organizimin e eventeve.
10) Informon qytetarët për menyrën e re të ofrimit të shërbimit online dhe i asiston ata nëse ka paqartësi apo veshtrirësi lidhur me procesin e aplikimit online.
11) Shërben si pikë kontakti me AKSHI-n për funksionimin e shërbimit online; 16.Koordinon punën mes strukturat përgjegjëset për ofrimin e shërbimit në institucion, si dhe me AKSHI-n për përmirësimin e kësaj mënyrë të ofrimi të shërbimeve.
12) Menaxhon SQDNE-në dhe koordinon punën me të gjitha strukturat shërbim ofruese të institucionit të tij – kalimin e kërkesës përkatëse pranë strukturës përgjegjëse për trajtim; komunikimin online me institucione të tjera, nëse nevojitet informacion dhe dokumentacion shtesë nga këto institucione; ngarkimin e përgjigjeve të kërkesave të qytetarëve dhe dërgimin e tyre për qytetarin.
13) Kryen kontrollet e nevojshme për të respektuar afatet për kthimin e përgjigjeve online për aplikantin;
14) Gjeneron statistika të përgjithshme nga SQDNE-ja për të bëre verifikime në lidhje me numrin total të aplikimeve që janë dërguar, statusin e secilit aplikim, personin përgjegjës që ka marrë në shqyrtim aplikimin si dhe afatin e përfundimit të aplikimit.
15) Plotëson regjistrin me të dhenat e kërkesave të adresuara nga qytetarët nëpërmjet e-albania dhe raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.
16) Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së EKB-së angazhohet nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse edhe me detyra të tjera specifike.
17) Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Jurist, Gazetar, Shkenca Shoqërore”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune në profilin përkatës.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim. 2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
6. Kartë identiteti,
7. Çertifikatë famljare
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh kandidaturat që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).