Ofrimi i banesave me cilësi konkuruese është objektivi i Entit Kombëtar të Banesave, i cili po zgjeron gjithmonë e më shumë aktivitetin në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Enti Kombëtar i Banesave është duke investuar në qytetet: Tropojë, Kukës, Has, Maliq, Vlorë. Aktualisht punimet po avancojnë me ritëm të shpejtë në objekte, në mënyrë që banesat të jenë gati për t’iu dorëzuar Bashkive respektive me qëllim vënien në dispozicion të familjeve të pastreha.
Së shpejti në vazhdën e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit EKB do të ndërmarrë projekte të reja ndërtimi në qytetet Delvinë, Burrel, Shijak.
2741 Total Views 2 Views Today