Për të pastrehët “ish-pronë private”

Lista e qytetarëve të pastrehë

Lista e qytetarëve të pastrehë në ish pronë private, përfitues të kredisë me 0% interes për vitin 2014-2015-2016-2017-2018

Viti 2014             Viti 2015           Viti 2016             Viti 2017            Viti 2018   

Dokumentacioni për qiramarrësit

Dokumentacioni për qiramarrësit në ish pronë private

Për të gjithë qytetarët e përfshirë në listat e të pastrehëve miratuar me Vendime të Këshillëvë Bashkiakë, duhet të plotësojnë këto dokumente:

  1. Vërtetim negativ nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës të gjendjes familjare të datës 01.12.1992, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi;

a/a. Asnjë anëtar i familjes që përfiton kredi të lehtësuar, të mos jetë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, si biznes i madh;

  1. Vërtetimin për përfitimin e statusit “banor në ish pronë private”, miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak, përpara vitit 2006;
  2. Certifikatën e gjendjes familjare të datës 01 Dhjetor 1992 dhe atë aktuale;
  3. Adresën e banesës së/dhe emrin e pronarit të banesës.

Qytetarët, të cilët nuk janë përfshirë në listat e dërguara nga bashkitë përkatëse e respektivisht duhet të depozitojnë pranë zyrave përkatëse të EKB-se dokumentacionin shtesë të mëposhtëm:

  1. Kopje të kontratës së qiramarrjes, (me ish Ndërmarrjen Komunale Banesa) /ose/ Autorizim apo Vendim të lëshuar nga ish Komiteti Ekzekutiv (origjinale ose të noterizuara)/ ose Akti i dhënies dhe marrjes në dorëzim të banesave shtetërore/ apo cdo dokument tjetër të shërbyer zyrtarisht nga ish komunale banesa, që vërteton lidhjen mes banesës së kthyer pronarit dhe qiramarrësit.
  2. Vendimi i kthimit të pronës nga Komisioni i Kthimit të Pronave pronarit të ligjshëm (origjinale ose të noterizuar) /ose/ Vendim gjykate, në të cilin vërtetohet se prona i është kthyer pronarit të ligjshëm /ose/ dokument të lëshuar nga ish N.K.Banesa për kalim prone në favor të pronarëve /ose/ certifikatë apo vërtetim pronësie në favor të pronarit (origjinale ose e noterizuar) /ose Urdhër Ekzekutimi, të lëshuar nga Gjykata e Rrethit për lirimin e banesës pronarit të ligjshëm, në zbatim të Aktit Normativ nr.3.

Dokumentacioni për pronarët

Dokumentacioni për pronarët

Dokumentacioni që duhet të plotësojnë pronarët për lirimin e banesës nga qiramarrësi

  1. Kërkesën për Njoftin, të cilët mund ta gjeni në faqen EKB-sëShkarkoni Formularin
  2. Certifikatën e pronësisë
  3. Vendimin e Komisionit të Kthimit të Pronave
  4. Vërtetim nga Njësia Bashkiake, që qirammarësi është banor i asaj zone
  5. Prokurë e posaçme ose kartë identiteti

LISTAT E QYTETARËVE TË PASTREHË NË ISH PRONË PRIVATE, TË DËRGUAR PRANË BKT PËR TË PËRFITUAR KREDI ME INTERES 0%.

 


Në përputhje me Aktin Normativ Nr 3 date 01.08.2012 për lirimin e banesave të ish-pronarëve, Enti Kombëtar i Banesave, dorëzoi pranë Bankës Kombëtare Tregtare listën e të gjithë personave që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe që përfitojnë kredi me interes 0 % (zero) për një afat deri në 30 vjet për të zgjidhur problemin e strehimit të tyre dhe për të liruar ambientet ku banojnë aktualisht.

Nga ky moment, të gjithë personat që gëzojnë statusin e të pastrehut dhe që banojnë në shtëpi të ish-pronarëve, duhet të aplikojnë pranë kësaj banke, për të përfituar kredinë për strehim.

Në përputhje me Aktin Normativ Nr 3 date 01.08.2012, ata duhet që brenda datës 1 nëntor 2012, të përfundojnë procedurat e kredisë, të zgjidhin përfundimisht problemin e strehimit dhe të lirojnë banesat e ish- pronarëve.

Ftojmë të gjithë pronarët që ende nuk disponojnë pronën e tyre që të mbikqyrin këtë proces dhe, nëse brenda datës 1 nëntor 2012, shtëpitë e tyre nuk janë liruar, të bëjnë njoftimin përkatës pranë Entit Kombëtar të Banesave që, në përputhje me autorizimin që Akti Normativ i jep këtij institucioni (EKB), të bëjë verifikimin respektiv dhe t’i drejtohet gjykatës për lëshimin e Urdhërit të Ekzekutimit për lirimin e banesës.

Më poshtë po japim listat e familjeve të ndara sipas rretheve, me statusin ish prone private, që do të trajtohen me kredi për strehim, bazuar në Aktin Normativ Nr 3 datë 01/08/2012:

.

Më poshtë po japim listat e familjeve të ndara sipas rretheve, me statusin ish prone private, që do të trajtohen me kredi për strehim, bazuar në Aktin Normativ Nr 3 datë 01/08/2012:

 

 

 

   Tirane      Vlore Shkodë/Bushat    Himarë    Korçë   Kamëz    Durrës    GJirokastër
               

 

Lista e qytetarëve qiramarrës në banesat ish pronë private që përfitojnë kredi të subvencionuar nga shteti nëpërmjet EKB-së
17230 Total Views 2 Views Today