“PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË AUDITIT” NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME EKB

26.12.2018

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Përgjegjës i Sektorit të Auditimit’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme EKB
________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë: *26.12.2018-10.01.2019)
________________________________________

Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

1. Harton planet vjetore dhe strategjike për veprimtarinë e auditit të EKB-së, të cilat miratohen nga Këshilli Drejtues i Entit Kombëtarë të Banesave, në hartimin e tyre bazohet në ligjin 114, datë 22.10.2015, “Për auditimin e brëndshëm në sektorin publik” dhe Manualin e Auditimit të Brendshëm, miratuar me Urdhër Nr.100 datë 25.10.2016 të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
2. Përgatit programe, analiza të punës, 3 mujore, 6 mujore, informacione të tjera kur kërkohen nga Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm.
3. Përgatit raportet periodike (6 mujore), dhe vjetore dhe evidencat përkatëse për periudhën raportuese, të kërkuara nga Drejtoria e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë , në zbatim të Manualit të Auditimit.
4. Merr pjesë në mbledhje, seminare dhe trajnimin e vijueshëm profesional të audituesve të brendshëm,të organizuara nga Drejtoria e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, sipas nenit 20 të ligjit Nr 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”.
5. Merr pjesë në auditime, përgatit programet e punës në përputhje me programin vjetor, përpilon praktikën dokumentare për objektin e audituar sipas ligjit 114, datë 22.10.2015, “Për auditimin e brëndshëm në sektorin publik” dhe Manualin e Auditimit të Brendshëm.
6. Raporton në Këshillin Drejtues për zbatimin e auditimeve të kryera, sipas programit vjetor të auditimit të miratuar dhe informon për zbulimet e parregullsive, shkeljeve të legjislacionit dhe rekomandimet e dhëna që rezultojnë nga auditimet e kryera.
7. Kontrollon punën e audituesve, bën vlerësimin e tyre dhe propozon masa disiplinore në rastet e mangësive në realizimin e detyrave.
8. Merr pjese në grupe të ndryshme të punës të organizuara nga Ministria e linjës.
9. Kryen cdo detyrë tjeter që i ngarkohet nga Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Shkenca Ekonomike”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Të jetë i çertifikuar si “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite, si auditues i brendshëm ose i jashtëm.

Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
6. Kartë identiteti,
7. Çertifikatë famljare
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të vlefshme dhe ia paraqet Këshillit Drejtues për miratim në përputhje me vendimin Nr.40 datë 28.12.2016.

1425 Total Views 2 Views Today