PROFILI EKB
• Emërtimi dhe Selia.
- ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, shkurtimi – “EKB”
- Selia qëndrore: “Drejtoria e Përgjithshme EKB”
- Rruga e Kavajes, ndertesa nr. 80, hyrja 1, kati i 5, Tirane (ish shtepia botuese Naim Frasheri).
- Faqja elektronike zyrtare: www.ekb.gov.al
- E-mail: info@ekb.gov.al
- Tel: 00355 42 227 – 796
• Statusi
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetfinancim, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt. 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
• Misioni dhe Objekti i Veprimtarisë
- Të financojë dhe te trajtojë nevojat për strehim
Të jetë faktori kryesor për realizimin e programeve mbi politikat e strehimit - Financimi
- Ndërtimi
- Administrimi
- Qiradhënia dhe shitja e banesave në kushtet e tregut të lirë dhe në mbështetje të politikave të strehimit.
Aktivitetet e tjera në lidhje me politikat e strehimit bëhen me marveshje të veçantë.
Enti mund të marrë pjesë në aktivitete të përbashkëta me njësitë e qeverisjes vendore në zbatimin e politikave të strehimit.
• Mbështetja ligjore
- Ligji nr. 7582, dt. 13.07.1992, “Për ndërmarrjet Shtetërore”, i ndryshuar;
- VKM nr. 198, dt. 04.05.1993, “Për Krijimin e Entit Kombëtar të Banesave, i ndryshuar”.
- Ligji nr. 7961, dt. 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 10296, dt. 08.07.2010, “Për Menaxhimin dhe Kontrollin Financiar”.
- Ligji nr. 9643, dt. 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;
- VKM nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar
- Statuti i Entit Kombëtar të Banesave.
- Politikat dhe Procedurat e Miratimit të debitorëve të EKB-së
- Manuali i Menaxhimit të Riskut të EKB-së
- Vendimet e Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave.
- Urdhërat, Udhëzimet dhe Rregullorja e Brëndëshme të nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
• Burime e Financimit
- Të ardhurat që i caktohen EKB-së nga Buxheti Shtetëror dhe Lokal.
- Të ardhurat nga huat dhe kreditë e Institucioneve Financiare vendase dhe të huaja.
- Të ardhura nga donatorët vendas dhe të huaj.
- Të ardhura të realizuara nga investimi i fondeve të vetë EKB-së.
- Të ardhura të realizuara nga privatizimi i banesave shtetërore.
- Të ardhura nga shitja e banesave.
- Të ardhura të tjera nga pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që mund të sigurojë EKB.
• Struktura Organizative e EKB-së, Organizimi dhe Organet Drejtuese.
- EKB është organizuar në Drejtori të Përgjithshme, në Drejtori dhe Degë Rajonale të varura nga Drejtoria e Përgjithshme.
- Organet Drejtuese
- Këshilli Drejtues
- Drejtori i Përgjithshëm
- Drejtoritë
- Degët Rajonale janë 12), të cilat janë të krijuara në bazë qarku dhe kanë zyrat përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë së tyre dhe përfshinë disa zona që administrohen nga Bashki dhe Komuna.
• Shtrirja e Veprimtarisë, Territori
- EKB zhvillon veprimtari në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet:
- Drejtorisë së Përgjithshme, Tiranë
- Degëve Rajonale: Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Dibër, Lezhë, Berat.