Projekt-Pilot
Rritja e efiçencës së energjisë në banesa është një ndër risitë më të fundit të Entit Kombëtar të Banesave, i cili është angazhuar në realizimin e një projekti-pilot për ndërtimin e një banese me kosto të ulët, ku do të aplikohet kjo metodë ndërtimi. Qëllimi i kësaj nisme të re është shumë-dimensionale.
Përmirësimi i performancës energjitike të banesës ndikon:
- Në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve; Në reduktimin e faturave të energjisë për ngrohje e ftohje;
- Një jetëgjatësi më të madhe të ndërtesës; Në kosto më të përballueshme mirëmbajtjeje;
- Në reduktimin e emetimeve të gazit karbonik (CO2).
Për të mbështetur realizimin e projektit-pilot Drejtoria Rajonale Korçë ka realizuar një vëzhgim, në formën e pyetsorit me qytetarë të strehuar në banesat e ndërtuara nga EKB. Qëllimi i këtij pyetsori ishte vlerësimi i nivelit të konsumit të energjisë, kryesisht për ngrohje, dhe i konfortit të banorëve.
Pyetsori përmbante 24 pyetje dhe ishte ndarë në dy pjesë:
- Familja dhe banesa;
- Konsumi i energjisë dhe burimet.
Pyetsori u zhvillua në 21 apartamente, të përzgjedhura në mënyrë rastësore, por që të mund të përfaqësonin pozicione të ndryshme të apartamenteve si orientimi dhe kati.
Vëzhgim mbi konsumin e energjisë dhe nivelin e konfortit të familjeve në banesat e ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave(klikoni mbi titull për të hapur dokumentin)