Shiten njësi shërbimi në Fier

Në qytetin e Fierit është ndërtuar me fondet e EKB-së një banesë me 35 apartamente dhe një kat lokale shërbimi  në katin përdhe. Objekti është ndërtuar në Lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Ajaci “Zona kadastrale 3934   me Nr. pasurie 60/162 Fier, në një zonë e cila është e formuluar  me ndërtime të reja, dhe  një pozicion të  favorshëm në raport me rrugën.Ekzistenca e Lokaleve  në katin përdhe ka përcaktuar vijën e ndërtimit dhe e ka bërë   më urbane dhe me njerëzore  pjesën e rrugës duke i dhënë kësaj një dimension tregëtar që është mjaft i nevojshëm për zonën. Arkitektura e objektit Banesë tip 83/5 8 kate është e thjeshtë, një arkitekturë banimi me nje fasadë me suva dhe bojë plastike. Banesa është e pajisur me ashensor. Kati përdhe është projektuar me 6 njësi shërbimi, punimet kanë përfunduar plotësisht. Janë përfunduar të gjitha punimet e rifiniturës,si shtresat, suvatimet dhe bojatisja, dyer, vetrata, është kompletuar edhe ambienti i tualetit me paisjet hidro sanitare. Punimet e kryera janë të një cilësie të mirë. Dyshemeja e katit përdhe është e hidroizoluar me dy shtresa guajn dhe e shtruar me pllaka qeramike cilësi e parë. Është realizuar rrjeti rrufepritës, togëzimi. Për katin përdhe lokal shërbimi janë realizuar hyrjet e daljet me rampa të veçanta. Shkallët janë veshur me pllaka mermeri. 

Objekti: Shitja e 1 (një) njësije të shërbimit përkatësisht me sipërfaqe: 3=47, 59 m², në katin përdhe të banesës tip 83/5 të ndërtuar me fondet e EKB-së në qytetin e Fierit”.

Data e zhvillimit të ankandit: 29.04.2025, ora 11.30.

Lloji i Procedurës standarde të ankandit “Ankand i Hapur”

Vlera fillestare e ankandit është:

Njësia Nr. 3 me Nr. Pasurie 60/162-N3 me çmimin 41 000 (dyzet e një mijë) lekë/ m².

Vendi i zhvillimit të ankandit: (Adresa:) Dega Rajonale Fier, Lagjja. “11 Janari”, Prapa Prefekturës .

Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 29.04.2025, ora 11.30

 

15180 Total Views 6 Views Today