“SECIALIST EKONOMIST” (3)

NË DREJTORINË EKONOMIKE PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME EKB

Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar

Titulli i pozicionit: Specialist Ekonomist

Drejtoria/ Zyra: Drejtoria Ekonomike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme  EKB

Venndodhja: Tiranë

Periudha e njoftimit: 15 ditë (20.06. 2018 -05.07. 2018 )

 

 Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

 Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

 Informacion i Përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Përgatit dhe ndjek në vazhdimësi, në përputhje me Programin ekonomik dhe financiar, raportimet e degëve rajonale, nëpërmjet evidencave periodike si më poshtë:
  2. Menaxhon punën për ndjekjen dhe monitorimin e shitjeve për klientët, që kanë përfituar banesë nga privatizimet me VKM.
  3. Bën monitorimin e të dhënave të shitjes që vijnë nga degët rajonale dhe përgatit raporte e analiza.
  4. Ndjek banesat e marra në dorëzim nga degët rajonale, i evidenton në databazën e përgjithshme dhe i rakordon me degët rajonale.
  5. Mban databazën për mjediset e përfituara për privatizim nga VKM-të përkatëse, duke e përditësuar me të dhënat e degëve rajonale.
  6. Rakordon në vazhdimësi me degët rajonale, klientët e EKB-së dhe apartamentet e pa shitura sipas databazës së EKB-së.
  7. Mban databazën e EKB-së për banesat e shitura në vite sipas fondeve të financimit të degëve rajonale.
    1. evidencës së shitjes së apartamenteve sipas burimeve të financimit,
    2. evidencës së kthimit të kredisë sipas fondeve të financimit,
    3. Evidencës së kthimit të kredisë për klientët debitorë sipas fondeve të financimit,
    4. Evidencës së realizimit të arkëtimeve nga shitja, mujore dhe progresive.
  8. Merr pjesë në bashkëpunim me degët rajonale në hartimin e Programit të të ardhurave në programin ekonomik financiar të veprimtarisë së Entit Kombëtar të Banesave.
  9. Ndjek zbatimin e detyrave dhe korrespondencën shkresore.
  10. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
  11. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë Ekonomike angazhohet nga Drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
  12. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

Edukimi

Arsim i lartë Ekonomi Financë.

Lloji  diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite.

Kërkesa të tjera

Person me integritet të lartë profesional e moral.

Të mos jet i dënuar më parë me vendim gjykate.

Të jetë i komunikushëm dhe të punojë në ekip.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërishtë njohja e një gjuhe të huaj.

 

 

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin  download2 Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  6. Kartë identiteti,
  7. Çertifikatë famljare
  8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  9. Raport mjeko-ligjor.
  10. Dëshmi kualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

 

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatëshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.

Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

2810 Total Views 2 Views Today