Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të pacaktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist Jurist’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Dega Rajonale EKB Elbasan
________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Elbasan
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë (20.06. 2018 -05.07. 2018 )
________________________________________
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
1. Mban ditarin e shitjeve sipas kontratave të lidhura, duke kuadruar të gjitha veprimet me bankën sipas planit të pagesave të klientëve.
2. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm, mban përgjegjësi dhe ndjek lidhjen e kontratave të shitjes së apartamenteve, të njësive të banimit të banesave me VKM, sipas afateve përkatëse.
3. Rakordon me specialistin e financës lidhur me pagesat e kredive.
4. Përgatit dhe ndjek në vazhdimësi, në përputhje me Programin ekonomik dhe financiar, evidencat periodike si më poshtë:
– evidencën e shitjes së apartamenteve sipas burimeve të financimit,
– evidencën e kthimit të kredisë sipas fondeve të financimit,
– evidencën e kthimit të kredisë për klientët debitorë sipas fondeve të financimit,
– evidencën e realizimit të arkëtimeve nga shitja, mujore dhe progresive.
5. Ndjek banesat e marra në dorëzim nga dega rajonale, i evidenton në databazën e përgjithshme dhe i rakordon me specialistin e evidencave dhe kredive, në Drejtorinë Ekonomike.
6. Mban databazën për banesat e shitura në vite, sipas fondeve të financimit të degës rajonale. Rakordon në vazhdimësi me specialistin e evidencave dhe kredive, në Drejtorinë Ekonomike, klientët e EKB-së dhe apartamentet e pa shitura sipas databazës.
7. Nxjerr të dhëna mbi treguesit e tregut të lirë të banesave të zonave urbane në territorin që mbulon, për miratimin e çmimeve të tregut të lirë dhe kostos mesatare të ndërtimit.
8. Ndjek kërkesat/ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të degës rajonale të EKB-së dhe korrespondencën shkresore.
9. Merr pjesë në bashkëpunim me specialistët e tjerë në hartimin e programit ekonomik dhe financiar të veprimtarisë së degës rajonale.
10. Përfaqëson degën në proceset gjyqësore ku ajo është palë dhe harton evidencën e të gjithë proceseve gjyqësore.
11. Përgjigjet për menaxhimin e portofolit të riskut dhe arritjen e objektivave mujore e vjetore.
12. Menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e debitorëve të identifikuar sipas udhëzimit mbi debitorët. Përgatit informacione për drejtorin e degës rajonale mbi gjendjen dhe likuidimin e debitorëve, si dhe propozon masa për përmirësimin e punës në të ardhmen.
13. Përgatit dosjet që kanë plotësuar afatet e qëndrimit në degë sipas ligjit të arkivave dhe i përcjell me inventar në arkivin e Drejtorisë së Përgjithshme.
14. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune që ngrihen nga Drejtori i Përgjithshëm.
15. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së degës angazhohet nga drejtori i kësaj dege edhe me detyra të tjera specifike.
16. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkon Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Jurist”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 (një) vit, ne profilin “Jurist”.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
6. Kartë identiteti,
7. Çertifikatë famljare
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vendi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.
Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).