Sektori Auditit
Znj. Elda Oshafi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, profili Administrim Biznesi (2004–2007).
Iu bashkua Entit Kombëtar të Banesave në vitin 2007 dhe në vitin 2019 u emërua Përgjegjëse e Sektorit të Auditit të Brendshëm. Gjatë këtyre viteve ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e auditimit dhe në vitin 2012 është çertifikuar si Auditues i Brendshëm në Administratën Publike.
Kontakt: Elda.Oshafi@ekb.gov.al
Misioni
Sektori i Auditimit realizon veprimtarinë e auditimit në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së, si dhe në degët rajonale.
Funksioni
- Harton planin vjetor dhe strategjik për veprimtarinë e Sektorit të Auditimit të Brendshëm të EKB-së, të cilat miratohen nga Këshilli Drejtues i EKB.
- Përgatit analizë të punës audituese vjetore, si dhe informacione të tjera, kur kërkohen nga Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm.
- Përgatit raportin vjetor të auditimit dhe evidencat përkatëse për periudhën raportuese, të kërkuara nga Drejtoria e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm në Ministrinë përgjegjëse për financat , në zbatim të Manualit të Auditimit të Brendshëm.
- Organizon angazhimet e auditimit të brendshëm, harton Kartën e Auditimit sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar.
- Miraton raportet e angazhimeve të auditimit të brendshëm, pas konsultimit me subjektin e audituar për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet.
- Raporton për nivelin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna për periudhën vjetore pas kryerjes së auditimeve sipas planit vjetor të auditimit.
Struktura
Sektori i Auditimit (1+2)
- Përgjegjës i sektorit
- Auditues
- Auditues
Kontakt
Email: info@ekb.gov.al
Tel: +355 42 227 796
11970 Total Views 2 Views Today
