Sektori Auditit
Misioni
Sektori i Auditimit realizon veprimtarinë e auditimit në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së, si dhe në degët rajonale.
Funksioni
- Harton planin vjetor dhe strategjik për veprimtarinë e Sektorit të Auditimit të Brendshëm të EKB-së, të cilat miratohen nga Këshilli Drejtues i EKB.
- Përgatit analizë të punës audituese vjetore, si dhe informacione të tjera, kur kërkohen nga Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm.
- Përgatit raportin vjetor të auditimit dhe evidencat përkatëse për periudhën raportuese, të kërkuara nga Drejtoria e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm në Ministrinë përgjegjëse për financat , në zbatim të Manualit të Auditimit të Brendshëm.
- Organizon angazhimet e auditimit të brendshëm, harton Kartën e Auditimit sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar.
- Miraton raportet e angazhimeve të auditimit të brendshëm, pas konsultimit me subjektin e audituar për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet.
- Raporton për nivelin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna për periudhën vjetore pas kryerjes së auditimeve sipas planit vjetor të auditimit.
Struktura
Sektori i Auditimit (1+2)
- Përgjegjës i sektorit
- Auditues
- Auditues
Kontakt
Email: info@ekb.gov.al
Tel: +355 42 227 796
11047 Total Views 6 Views Today