Z. Albert Mihali
Sektori i Prokurimeve
Email: albert.mihali@ekb.gov.al
Nr tel:
Misioni
Sektori i Prokurimeve është përgjegjës për koordinimin, mbarëvajtjen, ndjekjen dhe realizimin e procedurave të prokurimit publik, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Funksionet:
- Siguron të dhënat e nevojshme nëpërmjet Programit Ekonomik të miratuar dhe kërkesave të strukturave përkatëse në institucion dhe së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, përgatit regjistrin e parashikimit dhe regjistrin e realizimit të procedurave të prokurimit publik.
- Përgatit projekt-preventivin dhe specifikimet teknike në rast prokurimi të një objekti tip të miratuar.
- Përzgjedh llojin e procedurës së prokurimit (dhe justifikimin argumentues kur është rasti).
- Përllogarit fondin limit, në rastet kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.
- Harton urdhrin e prokurimit.
- Përgatit dokumentet e tenderit dhe mbledh të gjitha materialet e nevojshme që u bashkëlidhen atyre, përfshirë hartimin e kritereve të veçanta për kualifikim dhe specifikimet teknike, në rastet kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.
- Harton dhe dërgon njoftimet për publikim, brenda afateve kohore të procedurave të prokurimit në Agjencinë e Prokurimit Publik, në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
- Administron të gjitha procesverbalet për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument tjetër, që lidhet me procedurat e përcaktimit të fituesit, duke përfshirë dhe procesverbalet e mbledhjeve.
- Realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me blerjet me vlerë të vogël për mallra, punë dhe shërbime, me qëllim plotësimin e nevojave të institucionit.
- Me përfundimin e procedurave të tenderit, sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi dorëzon dosjen në arkivin e EKB-së.
- Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura në EKB, që kanë të bëjnë me prokurimet.
Struktura:
Sektori i Prokurimit (1+2)
– Përgjegjësi i sektorit të prokurimit
– Specialist i prokurimeve
– Specialist i prokurimeve
4948 Total Views 4 Views Today