Sesioni i 76-të i Komitetit të Strehimit dhe Menaxhimit të Tokës së Kombeve të Bashkuara

Prezantohen tre planet kombëtare për strehimin

Shqipëria merr pjesë në sesionin e përvitshëm të Komitetit të Strehimit dhe Menaxhimit të Tokës së Kombeve të Bashkuara për Rajonin Ekonomik të Evropës.
Delegacioni Shqiptar u përfaqësua nga Ministria e Zhvillimit Urban, Znj.Eglantina Gjermeni, e cila informoi mbi reformat e Qeverisë në territor, të cilat sigurojnë kohezion social dhe përdorim më të mirë të burimeve natyrore Ajo shtoi më tej se  planifikimi i mire hapësinor është parakusht për rritjen ekonomike në vend. “Tre planet kombëtare, të hartuara falë dy vitesh pune, mbështetur me ekspertizë nga KiE  udhëheqin investimet, rregullojnë kontrollin e territorit dhe mbrojnë mjedisin.3 planet kombëtare dhe 61 planet vendore që do të miratohen brenda vitit 2016  kanë si qëllim krijimin e habitateve të qëndrueshme për qytetarët”.
Në panelin e dytë mbi Eficiencen e Energjisë në banesa, Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave, informoi audiencën mbi rrugën që ka ndjekur Enti Kombëtar i Banesave për realizimin e projekteve të banesave të përballueshme dhe me eficience energjie dhe sfidat, me të cilat është përballur në këtë rrugëtim të ri për Agjencinë. “Kursimi i energjisë për shkak të masave për përmirësimin e performancës energjetike të banesave, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e familjeve. Familjet që përfitojnë strehim nga Enti “kursejnë” energji, duke mos e përdorur atë, në kurriz të komfortit. Për rrjedhojë, kur projektet e efiçiencës së energjisë adresojnë familje me të ardhura të ulëta, nuk mund të diskutohet për kosto efektive, por për përmirësim të kushteve të banimit. Për këtë është e nevojshme të zhvillohen politika dhe instrumente financiare për mbulimin e kostove ekstra që shoqërojnë investimin fillestar për sigurimin e efiçiencës së energjisë”, është shprehur Znj.Andoni.
4536 Total Views 2 Views Today