Duke filluar nga data 01.05.2022,e në vijim, për të gjitha shërbimet publike, nuk do të ofrohet më shërbim në sportel pranë institucionit, por do të realizohen nëpërmjet platformës e-Albania.
ENTI KOMBËTAR I BANESAVE ofron 5 (pesë) shërbime online:
- Të dhënat për çmimet e zërave të punimeve të ndërtimit.
- Kopje dokumentash teknike nga arkiva teknike.
- Aplikim dhe dorëzim të dokumentave për t’u trajtuar me kredi të lehtësuar me 0% interes si ish qirramarrës në ish pronë private
- Kopje dokumentash tekniko-ligjore nga arkivi për apartamente/objekte që qytetarët kanë përfituar nga EKB
- Shtyrje afati kredie me 3%
3970 Total Views 4 Views Today