Shiten mjedise shërbimi në Korçë 2

21.09.2020

Enti Kombëtar i Banesave ofron për shtije 14 garazhe dhe 7 njësi shërbimi të ndodhur në objektin e banimit 6 katësh në rrugën “Boris Plumbi” dhe rrugën “Kenedi”, në një zonë në zhvillim e pozicion mjaft të favorshëm në qytet. Ky objekt novator banimi dhe shërbimi është një shembull pozitiv për efiçiencën e energjisë në Shqipëri.

Vlera fillestare për garazhet është 20.833 (njëzetë mijë e tetëqind e tridhjetëdhjetë e tre) lekë/m2 pa TVSH. Ndërsa vlera fillestare për njësitë e shërbimit është 36.000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë/m2 pa TVSH. Mënyra e pagesës: Pagesë të menjëhershme të shumës 10% të vlerës së përfundimit të ankandit, e cila do të paguhet nga fituesi i ofertës para lidhjes së kontratës. Shuma e mbetur e vlerës së kontratës (pas pagesës së menjëhershme prej 10%), do të likuidohet në çdo 6 (gjashtë muaj me këste të barabarta për një afat kohor prej 5 vjetësh). Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është datë 13.10.2020, ora 14:00.

 

Foto Galeri

 

 

 

Siperfaqet

 

Sipërfaqet e njësive të shërbimit:

 

Njesia nr.1                       62,7 m2

Njesia nr.2                       34,6 m2

Njesia nr.3                       34,8 m2

Njesia nr.4                       60    m2

Njesia nr.5                       59,7 m2

Njesia nr.6                       48,3 m2

Njesia nr.7                       20,8 m2

 

Sipërfaqet e vendparkimeve:

 

Vendparkimi G1             18,48 m2

Vendparkimi G2             15,54 m2

Vendparkimi G3             14,92 m2

Vendparkimi G4             16,10 m2

Vendparkimi G5             16,09 m2

Vendparkimi G6             17,04 m2

Vendparkimi G7             16,22 m2

Vendparkimi G8             16.22 m2

Vendparkimi G9             15,24 m2

Vendparkimi G10           11,2   m2

Vendparkimi G11           11,2   m2

Vendparkimi G12           31,56 m2

Vendparkimi G13           15,24 m2

Vendparkimi G14           15,24 m2

 

Autoriteti shitës

Enti Kombëtar i Banesave, Rruga “Kavajës”, ndërtesa nr,80, hyrja 1, kati 5 (ish shtëpia botuese “Naim Frashëri), Tiranë, Tel: +355 42 227 796, email:info@ekb.gov.al

Arkitektura

Arkitektura e këtyre objekteve banimi është bazuar në gjuhën arkitekturore korçare. Tipar interesant i shtëpisë korçare janë streha dhe qoshku, të cilat shërbenin për shtimin e hapësirës së jashtme. Tërheqja vëllimore në katin përdhe krijon hapësira nën strehë dhe kthehet në një system me potencial ndërtues të itinerareve përreth ndërtesës. Të gjitha njësitë e shërbimit kanë një prezantim maksimal në eksterier, në saj të vetratave të xhamit.

 

9437 Total Views 2 Views Today