Shiten garazhe në Maliq

Në qytetin e Maliqit është ndërtuar me fondet e EKB-së një objekt banimi dhe shërbimi (kopësht) 6 kat me nje kat parkimi nëntokë. Objekti është ndërtuar në VP të qytetit të Maliqit, 150 m në JP të kryqëzimit të rrugës automobilistike Maliq-Lozhan në krahun e djathtë të saj, gjithashtu edhe në të majtë të rrjedhjes së lumit Devoll.Hyrja për në hapësiren e parkimeve është realizuar nëpermjet pandusit 20% pjerrësi në mënyrë që hyrje-daljet në parkim të jene komode. Për të racionalizuar numrin maksimal të vendparkimeve në zgjidhjen konstruktive është ruajtur me fanatizëm hapi aksial i kollonave optimal. Kati nëntokë i parkimit është trajtur në tëresine e vet me ndriçim dhe ajrim natyral, nëpermjet puseve të ajrimit (bocca di lupo). Sipas normativave janë parashikuar dhe rampat për personat me aftësi të kufizuar të cilat të çojnë në sheshpushimin e katit përdhe ku gjendet ashensori.

Objekti: Shitja e 8 (tetë) garazhdeve përkatësisht me sipërfaqe: G3=19.66 m², G4=20.3 m², G6=19.87 m², G7=19.87 m², G8=19.07 m², G9=19.87 m², G10=19.87 m², G11=21.01 m², në katin -1 të “Objekt banimi dhe shërbimi (kopësht) 6kat me nje kat parkimi nëntokë e ndërtuar me fondet e EKB-së në qytetin e Maliqit”.

Data e zhvillimit të ankandit: 03.04.2025 ora 13.30.

Lloji i Procedurës standarde të ankandit “Ankand i Hapur”

Vlera fillestare e ankandit është 27.667 (njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë/m2.

Vendi i zhvillimit të ankandit: (Adresa:) Dega Rajonale e EKB Korçë, Rr.” Edit Durham”.

Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 03.04.2025 ora 13.30.

10617 Total Views 2 Views Today