Enti Kombëtar i Banesave ofron për shitje 2 njësi shërbimi në objektin e banimit me 54 apartamente në rrugën “Gjergj Legisi”, Laprakë. Një zonë urbane të zhvilluar dhe me një pozicion të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve tregëtare.
Vlera fillestare është 33.333 (tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë/m2 pa TVSH. Mënyra e pagesës: Pagesë të menjëhershme të shumës 10% të vlerës së përfundimit të ankandit, e cila do të paguhet nga fituesi i ofertës para lidhjes së kontratës. Shuma e mbetur e vlerës së kontratës (pas pagesës së menjëhershme prej 10%), do të likuidohet në çdo 6 (gjashtë muaj me këste të barabarta për një afat kohor prej 5 vjetësh). Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është datë 13.10.2020, ora 11:00.
Foto Galeri
Sipërfaqet
Lokali Sip.shfrytezimi në m2
Njësia 1 29.48 m2
Njësia 2 29.48 m2
Autoriteti Shitës
Enti Kombëtar i Banesave, Rruga “Kavajës”, ndërtesa nr,80, hyrja 1, kati 5 (ish shtëpia botuese “Naim Frashëri), Tiranë, Tel: +355 42 227 796, email:info@ekb.gov.al