Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: “Specialist Auditues”
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (12.04.2024 –26.04.2024)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Ushtron aktivitetin e auditimit në përputhje me programin vjetor të auditimit të miratuar nga Këshilli Drejtues i EKB-së, në zbatim të ligjit nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”, të Manualit të Auditimit të Brendshëm/2016, i ndryshuar dhe sipas akteve ligjore e nënligjore, që lidhen me veprimtarinë e EKB-së.
- Merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës në përputhje me programin vjetor të auditimit, (programe të kombinuara, të përputhshmërisë, performancës etj.), dhe përpilon praktikën dokumentare për objektin e audituar, sipas ligjit nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik” dhe Manualin e Auditimit të Brendshëm.
- Merr nga punonjësit e subjektit të audituar për rastet kur gjykohen të nevojshme shpjegime, deklarata dhe fotokopje të dokumenteve dhe materialeve të përcjella në formë elektronike që kanë lidhje me auditimin.
- I jep rekomandime subjektit të audituar me qëllim ndreqjen e parregullsive, propozon masa në rastet e dëmeve ekonomike dhe financiare për zhdëmtimin e tyre si dhe propozon zgjidhje për pakësimin e mundësisë së përsëritjes të këtyre rasteve.
- Ndjek zbatimin e rekomandimeve që rezultojnë nga auditimi i kryer.
- Merr pjesë në mbledhje, në seminare dhe në trajnimin e vijueshëm profesional të audituesve të brendshëm të organizuara nga Drejtoria e Harmonizimit të Auditimit të brëndshem në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, në përputhje me nenin 20 të ligjit nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”.
- Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Sektorit të Auditimit angazhohet nga përgjegjësi i këtij sektori edhe me detyra të tjera specifike.
Edukimi
Arsim i lartë “Jurist, Inxhinier Ndërtimi”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite në profilin përkatës.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim.
- Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin
Ploteso Curriculum Vitae).
- Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
- Kartë identiteti,
- Çertifikatë famljare
- Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh kandidaturat që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).