‘‘Specialist i Burimeve Njerëzore’’ Në Drejtorinë e Përgjithshme EKB

03.12.2018

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist i Burimeve Njerëzore’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme EKB
________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë (03.12.2018-18.12.2018)
________________________________________

Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës
1. Ndjek në dinamikë pasurimin e dosjeve të personelit, duke bërë në të ndryshimet përkatëse.
2. Ndjek zbatimin e ligjeve, udhëzimeve dhe urdhrave, për problemet e personelit, plotëson në vazhdimësi regjistrin themeltar të punonjësve me të dhënat e reja, rakordon me librezat e punës për përcaktimin e vjetërsisë në punë dhe koordinon veprimet me specialistin e financës mbi shtesat në pagë për çdo vit vjetërsi.
3. Koordinon veprimet për procedurën e shpalljes për vendet e lira të punës sipas kritereve përkatëse të miratuara nga EKB-ja.
4. Në përputhje me urdhrat e emërimit bën njësimin e pagës së punonjësit sipas vendimeve të Këshillit Drejtues për pagat e punonjësve të EKB-së.
5. Ndjek çdo ditë evidencën ditore të paraqitjes në punë dhe largimit të punonjësve nga puna.
6. Përpilon listë prezencën mujore të punonjësve për llogaritjen e pagave.
7. Mbikëqyr në vazhdimësi punonjësit e shërbimit, në lidhje me mirëmbajtjen e godinës së Drejtorisë së Përgjithshme dhe mjediseve ndihmëse për furnizimin me energji elektrike, ujë dhe higjienën në përgjithësi.
8. Mban korrespondencën me drejtoritë në Drejtorinë e Përgjithshme, degët rajonale të EKB-së, MZHU-në dhe institucioneve të tjera në mbarëvajtje të veprimtarisë së EKB-së.
9. Koordinon veprimet për mbarëvajtjen e trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.
10. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
11. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
12. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

Edukimi
Arsim i lartë “ Jurist”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, ne profilin “Jurist”.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
6. Kartë identiteti,
7. Çertifikatë famljare
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vëndi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorië në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.
Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).

2290 Total Views 2 Views Today