Takim në Bashkinë Delvinë

Me Kryetarin e Bashkisë, z. Besmir Veli, në vijim të turit të takimeve me pushtetin vendor, për të riafirmuar gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në funksion të garantimit të kushteve të qëndrueshme dhe dinjitoze për shtresat më në nevojë. Pas takimit, inspektuam nga afër kantierin e pallatit të ri me kosto të ulët që po ndërtohet në qytet, me mbështetjen e EKB-së.

Ndërtesa është drejt përfundimit dhe shumë shpejt pritet të dorëzohen çelësat për familjet përfituese.

Ky investim përfaqëson një shembull konkret të angazhimit tonë për të ofruar zgjidhje të prekshme në strehimin social, përmes një partneriteti të fortë me pushtetin vendor.

Strehimi është një e drejtë themelore. Enti Kombëtar i Banesave mbetet i përkushtuar të punojë çdo ditë për të siguruar një banesë të sigurt për çdo qytetar që ka nevojë për mbështetje, kudo në Shqipëri.

144 Total Views 4 Views Today