Trajnim me Degët Rajonale!

Enti Kombëtar i Banesave zhvilloi një trajnim të posaçëm me pjesëmarrjen e të 12 degëve rajonale në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ky aktivitet u organizua me synimin për të rritur kapacitetet profesionale të stafit dhe për të përmirësuar më tej cilësinë e veprimtarisë sonë në fushën e strehimit social. Gjatë trajnimit u trajtuan çështje kyçe që lidhen me proceset administrative, standardet e shërbimit ndaj qytetarëve, si dhe praktikat më efektive për zbatimin e politikave të strehimit në nivel vendor dhe qendror.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja, të diskutojnë sfidat e përbashkëta dhe të identifikojnë mekanizma të rinj bashkëpunimi, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe koordinimit ndërmjet degëve rajonale dhe strukturave qendrore të EKB-së.

EKB mbetet e angazhuar në ndërtimin e një sistemi strehimi më të qëndrueshëm dhe më të koordinuar.

56 Total Views 8 Views Today