Enti Kombëtar i Banesave investon në Delvinë për ndërtimin e një objekti banimi me 6 kat.
Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa është takuar me Kryetaren e Bashkisë së Delvinës, Znj. Majlinda Qilimi dhe me përfaqësues të firmës, për të biseduar mbi ecurinë e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Objekti i ri i banimit, i cili do të ndërtohet me të ardhurat financiare të EKB-së do të shërbejë për strehimin e 29 familjeve që kanë aplikuar pranë Bashkisë Delvinë për t’u trajtuar dhe përfituar nga programi social i banesave me kosto të ulët.
2524 Total Views 2 Views Today