Znj. Elena Boriçi
Zv.Drejtor i Përgjithshëm
Email: elena.borici@ekb.gov.al
Nr.tel:
Misioni
Vepron për sigurimin dhe funksionimin me efikasitet të administratës së përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave.
Zv/drejtori i Përgjithshëm kryen funksionet e Drejtorit të Përgjithshëm në rastet e mungesës, pamundësisë apo paaftësisë fizike për të vepruar, si organ administrativ individual.
Funksionet:
1. Zv.Drejtori i Përgjithshëm emërohet dhe lirohet nga detyra me miratim të Ministrit të linjës, me propozim të Këshillit Drejtues.
2. Në mungesë dhe me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm nënshkruan akte administrative dhe materiale të tjera që u drejtohen organeve të administratës shtetërore.
3. Thërret në raport drejtorët e drejtorive/përgjegjësit e sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme dhe drejtorët e degëve rajonale si dhe analizon ecurinë e treguesve ekonomiko-financiarë.
4. Propozon përmirësime në aktet ligjore dhe nënligjore që lidhen me fushën e veprimtarisë së Entit Kombëtar të Banesave.
5. Koordinon e bashkërendon punën për zgjidhjen e problemeve të veçanta që kërkojnë bashkëpunim midis drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme dhe degëve rajonale.
6. Kryeson komisione dhe grupe pune, të ngritura nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së, për mbarëvajtjen e veprimtarisë së EKB-së.
7. Informon periodikisht, çdo muaj dhe sa herë e shikon të nevojshme Drejtorin e Përgjithshëm mbi mbarëvajtjen e punës dhe propozon masa përkatëse.
8. Raporton përpara Drejtorit të Përgjithshëm për realizimin e detyrave të drejtorive/sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme dhe degëve rajonale nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të tij.