Shiten garazhe në qytetin e Burrelit

25.10.2022

Në qytetin e Burrelit është ndërtuar me fondet e EKB-së objekt banimi dhe shërbimi 6 kat dhe 1 kat parkimi nën tokë. Objekti ndodhet ne rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, Njësia Administrative Burrel, Bashkia Mat.  Trualli ku është ndërtuar ky objekt është i sheshtë.

Kati nëntokë i parkimit është trajtur në tëresine e vet me ndriçim dhe ajrim natyral , nëpermjet puseve të ajrimit (bocca di lupo). Sipas normativave janë parashikuar dhe rampat për personat me aftësi të kufizuar të cilat të çojnë në sheshpushimin e katit përdhe ku gjendet ashensori.

Objekti ka këto kondicione urbane:

Sipërfaqja e përgjithshme e zhvillimit mbi tokë:                              2442m2                        

Sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura (gjurma):                           399 m2

Sipërfaqja  e truallit qe zhvillohet  (m2):                                           4174 m2

Koefiçenti i shfrytezimit të truallit për ndërtim:                               9.6%

Intesiteti i ndërtimit :                                                                         0.58

Numri i kateve mbi nivelin e tokës:                                                      6

Numri i kateve nën nivelin e tokës :                                                     1

 Ambienti përreth objektit deri në lidhje me rrugën është i sistemuar

 Objekti është i lidhur me infrastrukturën inxhinjerike FU, FEE, KUZ       

Objekti: Shitja e “7 (shtatë) garazheve në objektin e banimit dhe shërbimit të ndërtuar me fondet e EKB-së në qytetin e Burrelit”.

Data e zhvillimit të ankandit: 03.12.2025, ora 10.30.

Lloji i Procedurës standarde të ankandit “Ankand i Hapur”

Çmimi fillestar i ankandit është: 28,000 (njëzet e tetë mijë) lekë/m2.

Vendi i zhvillimit të ankandit: (Adresa:) Bulevardi “Elez Isufi”, Godina e Qarkut Dibër,  kati V, Peshkopi

Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 03.12.2025, ora 10.30

Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës në kopje fizike, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar në dokumentet e ankandit.

16291 Total Views 2 Views Today