Kush përfiton me përparësi nga programet e strehimit social?

Ligji nr. 22/2018 “Për Strehimin Social” përcakton kategoritë e individëve dhe familjeve që trajtohen me përparësi për përfitimin nga programet e strehimit social, në përputhje me kriteret dhe procedurat e parashikuara në legjislacionin në fuqi.
Ky është një mekanizëm i rëndësishëm që synon të mbështesë shtresat më në nevojë dhe të garantojë akses më të drejtë në strehim për qytetarët që përballen me vështirësi sociale dhe ekonomike.
Në slide-t në vijim do të gjeni kategoritë prioritare të përcaktuara nga ligji dhe informacion mbi trajtimin e tyre në programet e strehimit social.