Dega Rajonale EKB Berat

  • Dr. Degës

    Krenar Suku

    Tel: +355 676047934

     


    Adresa:
    Lagja 30 dhjetori, pall perballë stadiumit Tomorri, kati IV


    Email:
    krenar.suku@ekb.gov.al
    info@ekb.gov.al


    Struktura:

    Dega Rajonale Berat (1+1)

        • Drejtori

     

        • Specialisti i Financës

    Untitled

  • Misioni:

    Dega rajonale ka si qëllim mbarëvajtjen e veprimtarisë së EKB-së në rajonin ku ajo ka shtrirje gjeografike, në lidhje me investimet, shitjet, marrëdhëniet financiare, administrative, marrëdhëniet me klientët,  marrëdhëniet me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe të institucioneve të tjera vendore.

    Funksionet:

    1. Ndjek dhe zbaton programin ekonomik dhe financiar, të miratuar nga Këshilli Drejtues i EKB-së.
    1. Përgatit analiza mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare, periodike dhe vjetore mbi bazën e treguesve të bilanceve dhe pasqyrave financiare.
    1. Bashkëpunon me organet e vetëqeverisjes vendore për sigurimin e shesheve të ndërtimit si dhe dokumentacionin përkatës, për të mundësuar investime banesash me fondet e EKB-së.
    1. Informon në vazhdimësi mbi ecurinë e investimeve në objektet që ndërtohen me financime nga EKB.
    1. Përditëson çdo vit të dhënat mbi treguesit e tregut të lirë të banesave të zonave urbane në territorin që ato mbulojnë, për llogaritjen e kostos vjetore të ndërtimit.
    1. Ndjek të gjithë procedurën e marrjes në dorëzim, të regjistrimit në ZVRPP si dhe lidhjen e kontratave me blerësit, për banesat e reja të ndërtuara nga EKB-ja.
    1. Lidh kontrata me qytetarët që përfitojnë banesë nga objektet e kaluara në fond banese me VKM përkatëse, me qëllim privatizimin e tyre.
    1. Ndjek të gjitha proceset gjyqësore ku dega rajonale është palë në gjykim dhe harton evidencat gjyqësore përkatëse.
    1. Ndjek marrëdhëniet me klientët, bën klasifikimin e debitorëve dhe ndjek arkëtimet e debitorëve sipas “Manualit të menaxhimit të debitorëve”.
    1. Në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore ndjek procedurën për hartimin e listave të qytetarëve, që do të përfitojnë strehim në banesat me kosto të ulët të ndërtuara nga EKB-ja.
      1. Ndjek ankesat e qytetarëve dhe korrespondencat shkresore.

     

     

9661 Total Views 4 Views Today