Shijak | Ecuria e punimeve për Banesat me Kosto të Ulët

Punimet për ndërtimin e Banesave me Kosto të Ulët në Shijak po përparojnë, duke shënuar hapa të rëndësishëm drejt realizimit të këtij investimi.
Siç pasqyrohet edhe në pamjet nga kantieri, strukturat e objekteve po marrin formë, ndërsa puna vijon paralelisht në disa fronte, në përputhje me fazat e parashikuara të ndërtimit.
Enti Kombëtar i Banesave mbetet i angazhuar në ndjekjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të punimeve, me fokus të veçantë në cilësinë e ndërtimit, funksionalitetin e objekteve dhe respektimin e standardeve të përcaktuara.
Çdo etapë e realizuar është një hap më pranë objektivit tonë: krijimit të mundësive konkrete për strehim cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët.