Të dhëna për strehimin 1993-2024
820 familje në banesat e ndërtuara dhe financuara me fondet e EKB-së, ku 653 prej tyre janë klientë aktiv
7624 familje me burim financimi buxhetin e shtetit, ku 636 janë klientë aktiv
2843 familje me financim nga kredia e bankës botërore, ku 155 janë klientë aktiv.
2547 familje me fondet e institucioneve para vitit 1990 dhe përfunduar nga EKB, ku 35 janë klientë aktiv.
1210 familje, banesat e të cilave janë blerë në tregun e lirë ku 135 janë klientë aktiv.
132 familje nga kredia Greke (për familjet që humbën shtëpitë në firmat piramidale), ku 69 janë klientë aktiv
595 familje janë strehuar në godina të miratuara për privatizim nëpërmjet Vendimeve të Këshillit të Ministrave, ku 478 prej tyre janë klientë aktiv
6059 kredi me interesa të subvencionuara nga buxheti i shtetit nga viti 2009 – 2024 nga të cilat janë aktive:
- 860 klientë të trajtuar me kredi të lehtësuar me 0% interes ku përfshihen ish qiramarrësit në ish pronë private, familjet e policëve të rënë në krye të detyrës si dhe kreditë për punonjësit e administratës.
- 86 klientë aktivë me kredi me 4% interes.
- 4185 klientë aktivë të cilët kanë përfituar kredi me interesa te subvencionuara nga buxheti i shtetit me 3% interes.