Në kuadër të nismës për ndërgjegjësimin dhe promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut, pranë Entit Kombëtar të Banesave u organizua një aktivitet humanitar, me pjesëmarrjen e punonjësve të institucionit.
Përmes këtij gjesti solidariteti, EKB përcjell mesazhin se kujdesi për njëri-tjetrin dhe përgjegjësia qytetare marrin vlerë të veçantë kur shndërrohen në veprime konkrete.
Një gjest i vogël për ne, një mundësi e madhe për jetën e dikujt tjetër!
