NJOFTIME PUNESIMI

NJOFTIM SHPALLJE VENDI TË LIRË PUNE SPECIALIST PËR NDJEKJEN E PROCESEVE GJYQËSORE NË DREJTORINË JURIDIKE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË EKB-së

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: “Specialist për ndjekjen e proceseve gjyqësore”


Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme e EKB-së


Vendndodhja: Qyteti Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (04.12.2025 – 18.12.2025)


Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Me autorizim të Drejtorit të Përgjithshëm përfaqëson EKB-në pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve konflikt gjyqësor.
  2. Siguron pjesëmarrjen dhe ndjekjen si përfaqësues i institucionit në proceset gjyqësore me palë EKB-në, duke përdorur të gjitha instrumentet e mbrojtjes që garanton ligji. Kërkon përfaqësimin në proces të një punonjësi të strukturës ku ka lindur konflikti në rastet kur gjykohet e nevojshme.
  3. Kryen procedurat ligjore dhe harton dokumentacionin gjyqësor (kërkesë padi, ankime, rekurse etj.) në përputhje me legjislacionin në fuqi, në mbrojtje të interesave të institucionit dhe ndjek procedurat gjyqësore deri në ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë.
  4. Shqyrton kërkesa apo ankesa të adresuara nga drejtori i drejtorisë për problematika të ndryshme.
  5. Analizon dhe harton evidencat për proceset gjyqësore të ndjekura nga të gjitha strukturat e EKB-së.
  6. Harton relacione, informacione, raporte në lidhje me praktikat që ka në ndjekje apo për rastet specifike që i ngarkohen nga drejtori i drejtorisë.
  7. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
  8. Ndjek procedurat në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi lidhur me lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara.
  9. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie me detyra të tjera specifike.

Edukimi

Arsim i lartë “Jurist”.

Lloji  diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune 3 vite në profilin përkatës.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin  Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar)
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  6. Kartë identiteti,
  7. Çertifikatë famljare
  8. Dëshmi penaliteti (e përditësuar tre muajt e fundit)
  9. Raport mjeko-ligjor.
  10. Dëshmi kualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh kandidaturat që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

4247 Total Views 2 Views Today