Drejtoria e Shitjes, Kredive, Koordinimit të Projekteve dhe Promocionit


Drejtoria e shitjes, kredive, koordinimit të projekteve dhe promocionit

Znj. Besjana Banushi (Dervishi) ka përfunduar studimet për Financë–Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, UT (2009), duke vijuar më tej me Studimet Post-Master në Marketing të Avancuar (2010). Në vitin 2018 ka përfunduar gjithashtu studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë, UT, duke forcuar njohuritë e saj në fushën ligjore. Ndër vite ka ndjekur trajnime profesionale dhe ka marrë certifikime në SNRF, SNK, Kontroll të Brendshëm Financiar Publik dhe sisteme të menaxhimit financiar.
Me mbi 15 vite karrierë profesionale, kryesisht në sektorin shtetëror, Znj. Banushi ka mbajtur pozicione të ndryshme, nga ato teknike deri në ato drejtuese. Nga 2015 deri në 2024, ajo ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Financës në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë sh.a, institucion në varësi të Ministrisë së Financave ku ka udhëhequr proceset financiare, buxhetimin, raportimin dhe auditimet. Gjatë 2024–2025, ajo ka punuar si Koordinatore e Sektorit të Komunikimit dhe Zhvillimit në Muzeun Historik Kombëtar, duke mbuluar komunikimin publik dhe transparencën institucionale.
Në vitin 2025, ajo iu bashkua ekipit të Entit Kombëtar të Banesave në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Shitjes, Kredisë, Koordinimit të Projekteve dhe Promocionit, ku kontribuon në menaxhimin e programeve të strehimit.

Kontakt: Besjana.Banushi@ekb.gov.al

Misioni

Drejtoria e shitjes, kredive, koordinimit të projekteve dhe promocionit harton dhe propozon objektivat vjetore për programin e shitjeve, arketimit nga shitja dhe ndjekjes së kredisë së kleintëve.Përgatit materiale informuese lidhur me aktivitetet dhe investimet e zhvilluara nga institucioni, të cilat publikohen në faqen zyrtare të EKB-së.

Funksioni

    •  Harton dhe propozon objektivat vjetore për programin e shitjeve, arketimit nga shitja dhe ndjekjes së kredisë së klientëve.
    • Ndjek programet e Kredive të dhëna nga NjVV si dhe kreditë për administratën.
    • Ndjek dhe kontrollon zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, gjatë procesit të shitjes së banesave dhe privatizimet nga degët rajonale.
    • Në bashkëpunim me Drejtorinë Ekonomike menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e kësteve mujore të klientëve dhe debitorëve sipas Manualit “Politikat dhe Procedurat për Menaxhimin e Debitorëve”.
    • Administron, ndjek dhe kontrollon realizimin sipas planit të arketimeve, likuijdimit të kredisë së klientëve për Drejtorinë e Përgjithshme dhe Degë Rajonale.
    • Kryen analiza mbi veprimtarinë e shtijes dhe kredive periodike dhe vjetore.
    • Ndjek dhe kontrollon zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, gjatë procesit të shitjes së banesave nga degët rajonale.
    • Monitoron punën për realizimin e shitjeve për objektet e ndërtuara me fondet e vetë EKB-së apo të ardhura të tjera, të destinuara për t’u shitur në tregun e lirë.
    • Menaxhon punën për ndjekjen dhe kontrollin e listave të të pastrehëve, si dhe kryen rakordimin me Bankat dhe monitorimin e subvencioneve që paguhet nga buxheti i shtetit për të pastrehët.
    • Ndjek dhe monitoron procesin e subvencionimit të interesave të kredive lehtesuese të akorduara nepërmjet buxhetit të shtetit.
    • Përgatit materiale informuese lidhur me aktivitetet dhe investimet e zhvilluara nga institucioni, të cilat publikohen në faqen zyrtare të EKB-së.

Struktura

Drejtoria e shitjes, kredive, koordinimit të projekteve dhe promocionit (1+4)

        • Drejtor i Drejtorisë së shitjes, kredive, koordinimit të projekteve dhe promocionit/li>
        • Specialist i strehimit dhe kredive
        • Specialist i shitjes dhe evidencat
    •  
        • Specialist për projektet dhe koordinimin
        • Specialist për informimin, bashkëqeverisjen dhe promocionin
      •  
    •  
    •  

Kontakt


Email: info@ekb.gov.al

Tel: +355 42 227 796

939 Total Views 4 Views Today