Dega Rajonale EKB Durrës

[one_fourth valign=”top” animation=”none”]


Drejtori i Degës

Jolanda Mustafaraj

Tel: +355 69 54 16 990


Adresa:
Rr. “Koço Kazanxhi”, Lagja 12, Durrës


Email:

jolanda.mustafaraj@ekb.gov.al


Struktura:

Dega Rajonale Durrës (1+3)

  • Drejtor
  • Specialist i financës (1)
  • Specialist i shitjes dhe kredive (2)

[/one_fourth]

  • DEGA RAJONALE DURRËS 

    Jolanda Mustafaraj – Drejtor (Kategoria 1A)

    Jolanda Mustafaraj ka mbi 25 vite eksperiencë në sektorin publik dhe privat. Ajo ka ushtruar funksione të rëndësishme menaxheriale, duke kontribuar në zhvillimin institucional dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Në vitin 2020 iu besua drejtimi i Degës Rajonale Durrës pranë Entit Kombëtar të Banesave.

    Misioni: Dega rajonale ka si qëllim mbarëvajtjen e veprimtarisë së EKB-së në rajonin ku ajo ka shtrirje gjeografike, në lidhje me investimet, shitjet, marrëdhëniet financiare, administrative, marrëdhëniet me klientët, marrëdhëniet me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe të institucioneve të tjera vendore.

    Funksionet:

    1. Ndjek dhe zbaton programin ekonomik dhe financiar, të miratuar nga Këshilli Drejtues i EKB-së.
    2. Përgatit analiza mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare, periodike dhe vjetore mbi bazën e treguesve të bilanceve dhe pasqyrave financiare.
    3. Bashkëpunon me organet e vetëqeverisjes vendore për sigurimin e shesheve të ndërtimit, si dhe dokumentacionin përkatës, për të mundësuar investime banesash me fondet e EKB-së.
    4. Informon në vazhdimësi mbi ecurinë e investimeve në objektet që ndërtohen me financime nga EKB.
    5. Ndjek të gjithë procedurën e marrjes në dorëzim, të regjistrimit në ZVRPP, si dhe lidhjen e kontratave me blerësit, për banesat e reja të ndërtuara nga EKB-ja.
    6. Lidh kontrata me qytetarët që përfitojnë banesë nga objektet e kaluara në fond banese me VKM përkatëse, me qëllim privatizimin e tyre.
    7. Ndjek të gjitha proceset gjyqësore ku dega rajonale është palë në gjykim dhe harton evidencat gjyqësore përkatëse.
    8. Ndjek marrëdhëniet me klientët, bën klasifikimin e debitorëve dhe ndjek arkëtimet e debitorëve sipas “Manualit të menaxhimit të debitorëve”.
    9. Në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore ndjek procedurën për hartimin e listave të qytetarëve, që do të përfitojnë strehim në banesat me kosto të ulët të ndërtuara nga EKB-ja.
    10. Informon dhe raporton në Drejtorinë e Përgjithshme, duke vënë në dispozicion të dhëna apo materiale për të gjitha problematikat që lindin gjatë ushtrimit të aktivitetit të degës.
    11. Bën pritjen e qytetarëve, ndjek ankesat e tyre dhe korrespondencat shkresore.