Kabineti
Kabineti është strukturë organizative që funksionon pranë Drejtorit të Përgjithshëm me rol mbështetës dhe koordinues për zbatimin e politikave dhe strategjive të Entit Kombëtar të Banesave.
Znj. Marina Jaho Drejtor Kabineti
Marina Jaho, është juriste e diplomuar në Universitetin e Tiranës, ku ka përfunduar studimet universitare dhe Masterin Shkencor në Drejtësi (2009–2013). Në vitin 2017 ajo u licencua si avokate, duke konsoliduar angazhimin e saj profesional në fushën e drejtësisë.
Me mbi një dekadë eksperiencë në administratën publike, përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Marina është vlerësuar për integritetin profesional, korrektësinë, si dhe aftësitë organizative dhe menaxhuese, të cilat e kanë shoqëruar në çdo rol të saj.
Në vitin 2022 ajo u certifikua në prokurime publike, duke zgjeruar më tej ekspertizën në menaxhimin transparent të procedurave dhe proceseve institucionale. Prej vitit 2025, Marina i është bashkuar Entit Kombëtar të Banesave, ku kontribuon në rritjen e efikasitetit dhe standardeve të institucionit.
Misioni
Misioni i Kabinetit është të mbështesë dhe të lehtësojë punën e Drejtorit të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, duke siguruar koordinim efikas, organizim administrativ, komunikim institucional dhe realizim të pandërprerë të detyrave strategjike dhe operative të institucionit.
Funksioni
Kabineti ushtron funksione kyçe në mbështetje të Drejtorit të Përgjithshëm, të ndara sipas strukturës së tij:
Funksionet e përgjithshme të Kabinetit
1. Koordinimi dhe mbështetja e zbatimit të politikave, strategjive dhe objektivave të Entit Kombëtar të Banesave.
2. Organizimi dhe menaxhimi i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm të Drejtorit të Përgjithshëm.
3. Sigurimi i materialeve, dokumentacionit dhe përgatitjeve administrative të nevojshme për funksionimin e drejtë dhe efikas të institucionit.
4. Mbikëqyrja dhe monitorimi i ecurisë së punës së drejtorive dhe degëve rajonale për realizimin e detyrave të përcaktuara.
Funksionet e Drejtorit të Kabinetit
1. Mbështet Drejtorin e Përgjithshëm me përgatitjen e materialeve dhe raporteve zyrtare.
2. Koordinon marrëdhëniet me institucione, media dhe publikun.
3. Rakordon axhendën dhe aktivitetet ditore të Drejtorit të Përgjithshëm.
4. Përgatit materiale për raportime në organet drejtuese të EKB-së.
5. Ndjek zbatimin e detyrave të urdhëruara nga Drejtori i Përgjithshëm.
Funksionet e Këshilltarit
1. Kryen funksion organizativ dhe ndërmjetëson çështjet administrative të Drejtorit të Përgjithshëm.
2. Filtron dhe menaxhon korrespondencën ditore për të lehtësuar ngarkesën e punës.
3. Siguron mbështetje teknike për të gjitha procedurat zyrtare dhe dokumentet shkresore.
4. Bashkërendon punën me drejtoritë dhe degët rajonale për çështje ligjore, ekonomike dhe administrative.
5. Përgatit raporte, relacionet shpjeguese dhe opinione profesionale.
Funksionet e Asistentit të Drejtorit të Përgjithshëm
1. Administron qarkullimin e të gjitha materialeve në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm.
2. Menaxhon dhe evidenton agjendën ditore.
3. Siguron protokollimin dhe transmetimin korrekt të porosive dhe dokumentacionit.
4. Përgatit dhe redakton materialet e Drejtorit të Përgjithshëm.
5. Mban procesverbalet e mbledhjeve dhe takimeve sipas procedurave ligjore.
Struktura
Kabineti (1+2)
-
- Drejtor
-
- Këshilltar
-
- Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm
Këshilltar
Znj. Marba Lleshaj mban detyrën e Këshilltares Juridike në Drejtorinë e Entit Kombëtar të Banesave. Ajo ka formim akademik të lartë në fushën e Drejtësisë me rezultate ekselente. Gjatë formimit të saj ka ndjekur trajnime të shumta profesionale në të Drejtën Administrative, proceset integruese evropiane, aktet procedurale dhe fushën e antikorrupsionit, si dhe ka përfunduar me sukses trajnim praktik si Asistente Ligjore. Ka realizuar praktika profesionale në Prokurorinë e Përgjithshme të Tiranës dhe në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, duke fituar përvojë konkrete në institucionet publike dhe në praktikën juridike pranë sektorit të App Kryeministri.
Gjithashtu, zotëron aftësi shumë të mira analitike dhe kërkimore, është e përpiktë në përgatitjen e akteve ligjore dhe dokumentacionit zyrtar, si dhe shquhet për etikë profesionale, korrektësi dhe aftësi të mira bashkëpunimi në mjedise institucionale.
Kontakt
info@ekb.gov.al
