Banesa me Kosto të Ulët

Strehimi është një nevojë themelore për çdo familje.
Ligji nr. 22/2018 “Për Strehimin Social” parashikon programe të posaçme për të mbështetur familjet që nuk arrijnë të sigurojnë strehim në kushtet e tregut të lirë.
Një prej këtyre programeve është programi i Banesave me Kosto të Ulët, i cili synon të ofrojë mundësi strehimi të përshtatshëm dhe të përballueshëm për qytetarët në nevojë.
Banesat me Kosto të Ulët ndërtohen sipas standardeve të miratuara dhe janë pjesë e politikave sociale të strehimit të Republikës së Shqipërisë.
Ligji nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar me Ligjin 48/2023.