Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: Specialist Finance për Degët Rajonale në Drejtorinë Ekonomike të EKB-së
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme EKB-së
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (01.07.2022 – 15.07.2022)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e ligjit nr. nr.25/2018, datë 10.05.2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, ndjek zbatimin e planit unik kontabël dhe Standartet Kombëtare të Kontabilitetit në Qendër dhe në Degët Rajonale.
- Monitoron punën për mbajtjen e kontabilitetit në programin financiar Alpha, të aktivitetit ekonomiko-financiar në qendër dhe në Degët Rajonale të EKB-së në përputhje me ligjin nr.25/2018, datë 10.05.2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, si dhe Standartet Kombëtare të Kontabilitetit në Qendër dhe në Degët Rajonale.
- Udhëzon Specialistët e Financës për veprimet specifike kontabël në lidhje me aktivitetin, me qëllim unifikimin e veprimeve nga të gjitha degët.
- Në zbatim të ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, organizon kontrolle për financën në Degët Rajonale të EKB-së dhe në Drejtorine Qendrore për të parë zbatimin e detyrave dhe respektimin e ligjshmërisë në fushën përkatëse, duke monitoruar praktikën e plotë të dokumentave.
- Ndjek dhe monitoron sipas afateve të përcaktuara nxjerjen e bilanceve periodike dhe përgatitjen e Pasqyrave Financiare vjetore, sipas kërkesave të ligjit mbi kontabilitetin, për aktivitetin e vitit ushtrimor të Drejtorisë Qendore dhe Degëve Rajonale.
- Përpilon Pasqyrat Financiare të konsoliduara në bazë të Pasqyrave Financiare të Degëve Rajonale dhe të Drejtorisë Qendrore.
- Ndjek ndryshimet në Legjislacionin Tatimor dhe udhëzon e monitoron zbatimin nga Specialistet e Finances në Qendër dhe Degët Rajonale
- Organizon, kontrollon dhe ndjek llogarinë analitike të debitorëve, për arkëtimet e detyrimeve që kanë të tretët ndaj Entit, si dhe të likujdimeve ndaj furnitorëve për punimet dhe shërbimet e kryera prej tyre, si dhe rakordimin me llogaritë sintetike.
- Monitoron dhe kontrollon përputhshmërinë e raportimeve periodike mujore (evidencën e të ardhurave e shpenzimeve, të kthimit të kredisë, të arkëtimeve dhe database-n e debitorëve) nga Deget Rajonale në Drejtorinë Ekonomike me kontabilitetin, me qëllim sigurimin e saktësisë së informacionit.
- Ndjek realizimin e rekomandimeve të lëna nga kontrollet e ndryshme të kryera në Entin Kombëtar të Banesave, si nga KLSH, Ministria e Financave, Auditi i brendshëm, etj.
- Ndjek dhe monitoron implementimin programit të fiskalizimit të faturave.
- Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë Ekonomike angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Ekonomi, Financë”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 (dy) vite.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim.
- Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin
Ploteso Curriculum Vitae). - Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
- Kartë identiteti,
- Çertifikatë famljare
- Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).
