Më datë 04.11.2020 Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.911 “Për një shtesë fondi në Buxhetin e vitit 2020 për Bashkitë Patos dhe Roskovec, për dëmshpërblimet e familjeve, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës”. Qëllimi i këtij vendimi është alokimi i një fondi për dëmshpërblimin e familjeve, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës.
Fondi total i alokuar për dëmshpërblimin e shtëpive që u dëmtuan pjesërisht në fshatrat Zharrës, Dukas, Manekaj, Verbas, Marinëz, Luar, Vidhisht, Kuman është në masën 107.005.724 lekë ku:
Në buxhetin e Bashkisë Patos do të shtohet fondi prej 54.132.270 lekësh që do të shpërndahet për 531 familje dhe;
Në Bashkinë Roskovec vlera e shtesës në buxhet është 52.873.454 lekësh për 505 familje.
Vlen të theksojmë se evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve të banesave është kryer nga grupi i punës i Entit Kombëtar të Banesave, të cilët u angazhuan duke punuar intesivisht për realizimin e këtij procesi.
VKM-ja në fjalë pritet të botohet në Fletoren Zyrtare.