Takim i frytshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, Besmir Hysa dhe stafin teknik, ku diskutuam mbi detajet e projektit për ndërtimin e një objekti 8-katësh për strehim social në lagjen “30 Vjetori”.
Ky investim i rëndësishëm i Entit Kombëtar të Banesave synon t’u vijë në ndihmë familjeve që kanë më shumë nevojë për strehim, duke krijuar kushte më të mira jetese dhe më shumë siguri për ta.
Një tjetër hap konkret në mbështetje të familjeve dhe në drejtim të zhvillimit social të qytetit.



