Enti Kombetar i Banesave vijon angazhimin për rritjen e aksesit në Strehimin Social, përmes realizimit të investimit të dytë në qytetin e Burrelit, i financuar me fondet e veta.
Ky projekt po zhvillohet në një truall të vënë në dispozicion nga Bashkia Mat dhe është konceptuar në përputhje me standardet bashkëkohore urbanistike dhe të ndërtimit, duke garantuar cilësi, funksionalitet dhe Efikasitet Energjitik. Objekti përbëhet nga 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me një organizim që ofron apartamente të tipologjive 1+1 dhe 2+1, të përshtatura për nevojat e familjeve përfituese.
Punimet aktualisht ndodhen në fazën finale të karabinasë dhe projekti parashikohet të përfundojë në vitin 2027, duke siguruar strehim për 30 familje të BashkiaMat.
Ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për Zhvillim të Qendrueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.