Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) muaj
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist i Sektorit të Prokurimeve’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme e EKB-së
________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë (18.08.2020 – 02.09.2020)
________________________________________
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
1. Përllogarit fondin limit, në rastet kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.
2. Merr pjesë në testimin e tregut për të llogaritur fondin limit për çdo procedurë blerjeje të parashikuar në regjistrin e prokurimeve.
3. Merr pjesë në përgatitjen e dokumenteve të tenderit dhe mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që u bashkëlidhen atyre, përfshirë hartimin e kritereve të veçanta për kualifikim dhe specifikimet teknike, në rastet kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.
4. Ndjek dhe realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla të gjitha procedurat, që kanë të bëjnë me blerjet me vlera të vogla për mallra, punë dhe shërbime, me qëllim plotësimin e nevojave të institucionit.
5. Harton dhe përgatit tipe të kontratave që kanë të bëjnë me prokurimet, që kryhen në institucion.
6. Ka për detyrë së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, si dhe anëtarët e komisionit të firmosë të gjitha procesverbalet e punës së komisionit, si dhe të mbledhë e organizojë të gjithë dokumentacionin e tenderit.
7. Ka për detyrë mbajtjen dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument tjetër, që lidhet me procedurat e përcaktimit të fituesit, duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.
8. Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura në Drejtori që kanë të bëjnë me prokurimet, konfliktet apo mosmarrëveshjet kontraktuale, si dhe me kryerjen e të gjitha blerjeve nga institucioni.
9. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Sektorit të Prokurimeve angazhohet nga përgjegjësi i këtij sektori edhe me detyra të tjera specifike.
Edukimi
Arsim i lartë “Ekonomist”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, në profilin “ Ekonomist”.
Gjuhët e huaja
Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar).
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar).
5. Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore.
6. Kartë identiteti.
7. Çertifikatë familjare.
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit).
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).