Në qytetin e Burrelit është ndërtuar me fondet e EKB-së objekt banimi dhe shërbimi 6 kat dhe 1 kat parkimi nën tokë. Objekti ndodhet ne rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, Njësia Administrative Burrel, Bashkia Mat. Trualli ku është ndërtuar ky objekt është i sheshtë.
Kati nëntokë i parkimit është trajtur në tëresine e vet me ndriçim dhe ajrim natyral , nëpermjet puseve të ajrimit (bocca di lupo). Sipas normativave janë parashikuar dhe rampat për personat me aftësi të kufizuar të cilat të çojnë në sheshpushimin e katit përdhe ku gjendet ashensori.
Objekti ka këto kondicione urbane:
Sipërfaqja e përgjithshme e zhvillimit mbi tokë: 2442m2
Sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura (gjurma): 399 m2
Sipërfaqja e truallit qe zhvillohet (m2): 4174 m2
Koefiçenti i shfrytezimit të truallit për ndërtim: 9.6%
Intesiteti i ndërtimit : 0.58
Numri i kateve mbi nivelin e tokës: 6
Numri i kateve nën nivelin e tokës : 1
Ambienti përreth objektit deri në lidhje me rrugën është i sistemuar
Objekti është i lidhur me infrastrukturën inxhinjerike FU, FEE, KUZ
Objekti: Shitja e “11 (njëmbëdhjetë) garazheve përkatësisht me sipërfaqe: G1=19.44 m2; G2=19.93 m2; G3=19.39 m2; G4=20.62 m2; G5=20.99 m2; G6=19.88 m2 G7=19.88 m2; G8 =19.00 m2; G9 =19.88 m2; G10 = 19.88 m2 dhe G11 = 21.00 m² në objektin “Ndërtim objekt banimi dhe shërbimi 6 kat dhe dhe 1 kat parkimi nën tokë” të ndërtuar me fondet e EKB-së në qytetin e Burrelit.
Data e zhvillimit të ankandit: 10.01.2025, ora 11.00.
Lloji i Procedurës standarde të ankandit “Ankand i Hapur”
Vlera fillestare e ankandit është: 28,000 (njëzet e tetë mijë) lekë/m2.
Vendi i zhvillimit të ankandit: (Adresa:) Bulevardi “Elez Isufi”, Godina e Qarkut Dibër, kati V, Peshkopi
Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 10.01.2025 ora 11.00
Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës në kopje fizike, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar në dokumentet e ankandit.