Specialist në Drejtorinë Rajonale EKB Shkodër

19.09.2016

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të pacaktuar


Titulli i pozicionit: Specialist


Drejtoria/ Zyra: Drejtoria Rajonale EKB Shkodër


Vendndodhja: Shkodër


Periudha e njoftimit: 15 ditë


 

Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

Specialisti pranë Drejtorisë Rajonale ka një varësi direkte dhe raporton te Drejtori i Drejtorisë Rajonale.

Specialisti ka këto përgjegjësi:

 

  1. Plotëson dokumentacionin teknik të dosjeve.
  2. Llogarit normativat e strehimit.
  3. Kryen të gjitha procedurat për rregjistrimin e pronave në ZVRPP.
  4. Ndjek dhe mbikëqyr punimet e ndërtimit.
  5. Njofton organet e qeverisjes vendore për personat përgjegjës që do të kryejnë ndërtimin e objektit.
  6. Mban dhe përgjigjet për dokumentacionin e mëposhtëm:
  7. Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit shoqërisë sipërmarrëse.
  8. Aktin e dorëzimit nga sipërmarrësi të dokumentacionit teknik dhe administrative.
  9. Gjatë zbatimit të punimeve të objektit, jep instruksione dhe urdhëra me shkrim sipërmarrësit, sa herë është e nevojshme.
  10. Kontrollon cilësinë e materialeve që përdoren në objekt si dhe kryerjen e provave laboratorike kur e gjykon të nevojshme.
  11. Ndjek realizimin e planit të investimeve, cilësinë e objekteve dhe njofton investitorin për realizimin e tij.
  12. Merr pjesë në kolaudimin e punimeve të objektit.
  13. Miraton e firmos të gjitha situacionet e punimeve.
  14. Përgatit dokumentacionin për marrjen e lejes së shfrytëzimit si dhe hipotekimit të objektit.
  15. Ndjek banesat e marra në dorëzim nga Drejtoria teknike dhe përgatit dosjet individuale të shitjes për cdo përfitues.
  16. Sëbashku me specialistin e financës ndjekin kreditorët e parregullt dhe evidentojnë qytetarët që nuk kanë lidhur kontratat dhe arsyet e moslidhjes së tyre.
  17. Merr pjesë në grupe pune që ngrihen nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së ose MZHUT për çështje që lidhen me evidentimin dhe vlerësimin e pronave.
  18. Merr pjesë në grupet që ngrihen për shpronësimet e objekteve, vlerësimin e dëmeve në rastet e fatëkqsive natyrore.
  19. Vendi i punës kërkon që specialisti të lëvizë me shërbime jashtë zyre dhe jashtë qyteti ku ndodhet Drejtoria Rajonale (afërsishtë 30% e kohës së punës).

 

Edukimi

Arsim i lartë 3+2, 4 vjecar i integruar ose i barazvlefshëm me to.

Inxhinier Ndërtimi, Jurist ose Ekonomist

Preferohet inxhinier ndërtimi

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

 

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

 

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin download2 Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e noterizuar, listë notash e noterizuar, kartë identiteti, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor.
  4. Dëshmi kualifikuese.
  5. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.

Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

1912 Total Views 2 Views Today