Enti Kombëtar i Banesave, në kuadër të ligjit për Strehimin Social në Shqipëri, do të vijojë gjatë periudhës 2026–2027 me ndërtimin e objekteve të reja të strehimit në disa qytete të vendit!
Projektet do të zbatohen në këto bashki:
Peshkopi, Burrel, Librazhd, Korçë, Shijak, Lushnjë, Berat, Vlorë dhe Delvinë.
Këto investime synojnë rritjen e aksesit në banesa cilësore, përmbushjen e nevojave të qytetarëve për strehim dhe forcimin e zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve në nivel lokal dhe kombëtar.
Enti Kombëtar i Banesave mbetet i angazhuar në realizimin e projekteve që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe në garantimin e standardeve bashkëkohore të ndërtimit.
