Takim në Bashkinë Shkodër

Drejtori i Përgjithshëm i #EntitKombëtartëBanesave, z. Besmir Hysa, së bashku me ekipin e arkitektëve, zhvilloi një takim në #BashkinëShkodër me Kryetarin z. Benet Beci, ku u diskutua mbi projektin inovativ kompleks në kuadër të #StrehimitSocial, si një nismë me rëndësi të veçantë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët në nevojë.
Projekti synon ndërtimin e banesave me kosto të ulët, si dhe krijimin e një #minizone moderne me kënde lojërash, parqe dhe ambiente të gjelbërta, duke sjellë një model të ri zhvillimi urban dhe social për komunitetin.
Palët theksuan rëndësinë e koordinimit institucional dhe vijimit të bashkëpunimit për realizimin e projekteve të qëndrueshme në funksion të zhvillimit social dhe urban.