Projektim funksional, për një standard më të mirë banimi!

Planimetritë e banesave me kosto të ulët që ndërton Enti Kombëtar i Banesave konceptohen duke harmonizuar funksionalitetin arkitektonik me normat e strehimit dhe kërkesat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
Në zbatim të Ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar, projektimi i banesave me kosto të ulët mbështetet në norma dhe standarde të përcaktuara për programet sociale të strehimit.
Organizimi racional i ambienteve, raporti ndërmjet hapësirave të banimit dhe atyre ndihmëse, ndriçimi dhe ventilimi natyral, privatësia dhe shfrytëzimi funksional i sipërfaqes janë elemente që udhëheqin konceptimin e çdo tipologjie.
Nga garsonieret te apartamentet 1+1, 2+1 dhe 3+1, planimetritë u përgjigjen përbërjeve të ndryshme familjare dhe normave përkatëse të strehimit.
Ndërtojmë me standarde sot, për ta bërë një banesë të denjë një mundësi reale për çdo familje.