Individët dhe familjet e përzgjedhura për kredinë e lehtësuar me subvencion shtetëror, që nuk kanë gjetur banesë brenda afatit fillestar 6-mujor, mund të kërkojnë shtyrjen e afatit edhe për 6 muaj të tjerë.
Identifikohuni në e-Albania, zgjidhni shërbimin “https://e-albania.al/ServiceDetails/14921 “ dhe plotësoni formularin elektronik.
Afati i marrjes së shërbimit: 10 ditë.
Aplikimi kryhet pa pagesë dhe pa dokumentacion shoqërues.